Film & Tv Showbiz

Reperja e njohur i futet kinematografisë!

Reperja me famë botërore, Cardi B, tashmë i është futur seriozisht edhe kinematografisë. Cardi do të jetë pjesë e një komedie nga “Paramount”, e cila do të titullohet “Assisted Living”. Ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit e ndërkaq reperja shkroi në llogarinë e saj në Twitter:

“Puna dhe jeta do bëhen 10 herë më të vështira, por unë jam e mbushur me lumturi. Kur keni mundësi në duar, merrini TË GJITHA!”

Cardi do të luajë rolin e një mashtruese të quajtur “Amber”, të cilës një vjedhje i shkon keq. Teksa arratiset nga policët dhe ish-skuadra e saj, ajo do të gjejë vendin më interesant për t’u fshehur, duke u maskuar si një e moshuar. Ajo do të qëndrojë në shtëpinë e të moshuarve, ku është edhe gjyshja e saj. Në përmbledhjen e “Assisted Living” shkruhet:

Në arrati nga policët dhe nga ish-skuadra e saj, ajo do përpiqet të gjejë çdo vend për t’u fshehur. Kur mundësitë të mbarojnë, Amber do maskohet si një grua e moshuar dhe do të fshihet në një vend ku askujt s’do i shkonte mendja të kërkonte, në një shtëpi kujdesi për të moshuarit, ku qëndronte dhe gjyshja e saj.