Lancio Music

Reperja e njohur jep lajmin e bukur për vitin 2021!

Ajo u njoh për herë të parë me publikun përpara 3 viteve. Reperja e njohur, Rina Balaj u kthye menjëherë në kryefjalën e mediave. Së fundmi ajo ka zgjidhur edhe “mosmarrëveshjet” me Taynën. Balaj ka njoftuar se viti 2021 po vjen me surpriza nga ana e saj.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Rina ka treguar se e ka gati një këngë zjarr, e cila do të jetë pjesë e albumit të saj të vitit 2021! Për më tepër, reperja ka kërkuar edhe ide nga fansat për emrin e albumit.

“Dhe oh! Meqë ra fjala, shkruajta një këngë zjarr! (pjesë e albumit të 2021-shit) Më jepni ide emrash për album”– shkruan Rina.

Bukuroshja ende nuk ka zbuluar se kur do të publikohet kënga, por ne të gjithë mezi po e presim!