Celebrities Music Showbiz

Një lajm i keq për fansat! Reperja Iggy Azalea do të tërhiqet nga muzika?!

Reperja e famshme australiane, Iggy Azalea ka vendosur që të tërhiqet nga muzika për një periudhë të gjatë kohore. Së fundmi, Iggy njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale se albumi i saj i tretë “End of an Era” do të jetë i fundit për disa vjet. Ajo u shpreh se:

“End of an Era” është kaq i veçantë për mua. Pasi të publikoj albumin muajin tjetër, për disa vjet do të fokusohem në projekte të reja krijuese dhe gjëra nga të cilat ndihem e apasionuar dhe e frymëzuar, përtej muzikës. Jam shumë e emocionuar të shihni një anë tjetër timen në të ardhmen. Zhvendosja e energjisë dhe përqendrimi im tek ajo që jam më shumë e entuziazmuar, është ajo që është e përshtatshme për mua dhe shpresoj që ju të vazhdoni të mbështesni çfarëdo projekti krijues që jam duke bërë.

Rikujtojmë se, së fundmi Iggy Azalea është vënë sërish në qendër të kritikave nga fansat dhe kësaj here shkak është bërë ngjyra e saj e lëkurës. Ndjekësit e artistes e akuzuan se ajo do dëshpërimisht të ngjajë si dikush me ngjyrë, por thjesht nuk mundet dot.