Aktualitet

Reshje shiu në disa zona, e diela sjell edhe ulje të temperaturave!

Moti këtë të diel në vendin tonë do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta, më prezente në zonat lindore.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime herë pas here duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë më të shumta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.