Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Lezhë, bizneset në kate të para ndërpresin punën për shkak të ujit!

Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që disa zona në qytetin e Lezhës të përmbyten.

Bëhet fjalë për blloqet e banimi “11 janarit” dhe 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja”, ku uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësore dhe automjeteve, ndërsa janë bllokuar dhe hyrjet e disa pallateve pasi niveli ujit ka arritur deri në 30 cm.

Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyn në largimin e inerteve nga pusetat me qëllim evadimin  e shpejtë të ujërave. Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë, kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.