Aktualitet

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe këtë të diel/Si parashikohet moti për ditën e sotme?!

Vendi ynë do të jetë sot në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Herë pas here do te ketë interval me kthjellime. Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku vranësirat do të jenë prezent duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Oret e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

  • Shkodër 17/33°C
  • Kukës 16/32°C
  • Lezhë 21/32°C
  • Dibër 15/32°C
  • Durrës 19/32°C
  • Tiranë 22/33°C
  • Elbasan 16/34°C
  • Berat 18/32°C
  • Vlorë 19/31°C
  • Korçë 15/31°C
  • Gjirokastër 17/34°C
  • Sarandë 19/31°C