Botë e Çuditshme Lifestyle

Restoranti i kërkoi para për prerjen e tortës që miqtë ia bënë surprizë, TikTok-erja mbetet e shtangur!

Së fundmi një TikTokere është surprizuar kur ka parë faturën pasi festoi ditëlindjen në një restorant. Në restorant ia kishin faturuar prerjen e tortës së ditëlindjes që ia kishin sjellë miqtë. Prerja e tortës i kushtoi 25 dollarë. TikTokerja @vivala_blondiiie ka publikuar videon në rrjetin e saj social, ku tregon faturën në të cilën ishte theksuar çmimi i prerjes së tortës.

@vivala_blondiiie

I didn’t know this was a thing?!? 😳@BrazyBecca @Michelle Greene @Vanessa Valenbaer #ReadySetLift

♬ I try not to km.. – ✂️

“Nuk e dija për këtë”, shkroi me një dozë nervozizmi, kurse videoja në TikTok ka marrë mbi 800 mijë shikime. Megjithatë, reagimet e miqve të saj iishin të ndryshëm, disa mbetën të shokuar, e tjerët pajtohen me pagesën shtesë për prerjen e tortës.