Lancio Music

Revista “Billboard” rendit sukseset e Dua Lipa-s!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka qenë personazhi kryesor i këtij viti dhe javë pas jave është renditur në krye të listave botërore. “Billboard” ka vendosur të bëjë një përmbledhje të arritjeve të Dua-s për këtë vit, duke kryesuar disa nga listat më të rëndësishme. Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Adult Top 40 Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist’ dhe në  ‘Dance/Mix Show Airplay Song’.

Gjithashtu Dua është renditur e treta në listën e “Top Artist Female”, duke lënë pas emra shumë të famshëm si Ariana Grande, Halsey etj. Ndërsa në listën e “Hot 100 Artists”, këngëtarja është renditur e 5, para Drake, Harry Styles, Justin Bieber etj.

Kjo do të thotë se nuk më asnjë pikë dyshimi se ky ka qenë viti i Dua Lipës. Kulmin e suksesit për 2020-tën, Dua e arriti pak javë më parë kur u mësua se së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet “Grammy 2021”.