Politikë

Revolta e Braçes: Vaksinimi të bëhet me detyrim

Erion Braçe nga salla e Kuvendit tha se Shqipëria duhet ta bëjë vaksinimin me detyrim në mënyrë që të ndalojë përhapjen e virusit.

Socialisti foli i revoltuar në parlament për shifrat e COVID-19 në vend dhe mosrespektimin e masave kundër virusit. Kritikat Braçe i nisi që nga kolegët e vetë.

Numri i infektimeve është herë i qëndrueshëm dhe herë ka kolpo, dhe ka kolpo kur shkelen masat. Sot që flasim të sëmurë aktivë kemi më shumë se 6000 veta. Masat dhe zbatimi i tyre dhe vaksinimi, çfarë mund të them për masat, bëra një kontroll për të parë masat që janë në fuqi, ka një kakofoni të ndodhur online, ne Websajtet e qeverisë, por duhet thënë se masat nuk zbatohen më , duke nisur nga këtu, dhe sipas rregullave këtu duhet mbajt maskë, qëparë pashë kryeministrin dhe disa ministra, nuk bëhen as 5 veta bashkë, dhe kur nuk rrezatohet zbatimi i masave këtu , mos të kërkojë njeri të zbatohen diku tjetër.

Braçe gjithashtu shtoi se vendi ynë tashmë ka vendosur një rregull që të jemi të gjithë të vaksinuar.

Disa janë të pavaksinuar, po test ju kërkoi njeri, jo, po për orën policore, nuk zbatohet, zero, dhe të penalizuarit janë ata që janë të vaksinuar. Ndërkohë që virusi qarkullon masivisht te ata të pavaksinuar, përse blejmë ne vaksina, kur në krahun tjetër nuk po vaksinohen me ato shifra që duhen dhe bëjnë të mundur ndalimin e virusit.

Pa diskutim po humbim kohë, të kushtëzojmë aktivitet me vaksinim, këtu po shkon gjithë bota, nuk e di pse se bëjmë këtë. Ka një zgjidhje, vaksinim me detyrim për çdo lloj aktiviteti. Do të mbash lokalin hapur, vaksinoji punonjësit. Do të punosh në klubin tënd prit vetëm të vaksinuarit, duke nisur nga këtu.

Aktualisht në të gjithë botën po qarkullon varianti i ri i koronavirusit OMICRON, për të cilin ende nuk ka raste në Shqipëri.