Gossip Health & Beauty Showbiz

Rezarta Shkurta ngre temperaturat, si rrallëherë poston video ‘topless’

Ajo është bërë shpesh herë qendra e thashethemeve në mediat rozë dhe duket se për Rezarta Shkurtën nuk ka qetësi.

Këngëtarja ka treguar prej kohësh se i kushton vëmendje speciale kujdesit ndaj trupit të saj, duke u ushqyer shëndetshëm dhe kryen ushtrime fizike, ku në ndihmë i ka ardhur dhe mikja e saj, Aulona Musta.

Artistja duket që preferon të jetë aktive nëpër rrjete sociale. Jo më larg se ditën e djeshme, ajo ka postuar një video në “Instagram”, ku shfaqet e mbuluar me një peshqir të bardhë, të cilin e ul poshtë një moment, duke treguar kështu të gjithë pjesën e kurrizit ndërkohë që bie në sy fakti se bukuroshja shfaqet ‘topless’

Bashkëngjitur videos ajo ka shkruajtur një koment, i cili na bën të mendojmë se Rezarta është tepër e lumtur me format e saj trupore, “Mos më dobëso më, se edhe për pak do të dal pa peshqir fare”, duke i bërë tag Aulonës.

Nga ana tjetër, mikja e saj, i është përgjigjur duke i thënë se ajo ishte videoja më e bukur e bërë ndonjëherë dhe se mezor po priste stinën e verës.