Celebrities Gossip Showbiz

Rezarta Shkurta për pushime në…spital?!

Modelja, këngëtarja dhe stilistja e famshme Rezarta Shkurta që në momentin kur është ribashkuar me partnerin e saj Ermal Hoxhën nuk ndalet se publikuari momente romantike me të.

Nga pushimet luksoze me jaht, tek mësimet për kërcime klasike e sensuale apo arratisjet për darka romantike, duket se çifti i famshëm kanë rindezur flakën e dashurisë.

Por, edhe për ata nuk mund të shkonte çdo gjë vaj. Mbrëmjen e kaluar vetë Rezarta ka publikuar një foto ku shihet e shtruar në spital ndërkohë që pranë ka bashkëshortin në këto momente delikate.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me bukuroshen por ajo ironizon duke shkruar se është me pushime në Maldive.