Celebrities Gossip Showbiz

Rezarta Shkurta publikoi një fotografi dhe ndjekësit po dyshojnë për një shtatzëni të mundshme!

Modelja, këngëtarja dhe stilistja e famshme Rezarta Shkurta që në momentin kur është ribashkuar me partnerin e saj Ermal Hoxhën nuk ndalet se publikuari momente romantike me të.

Nga pushimet luksoze me jaht, tek mësimet për kërcime klasike e sensuale apo arratisjet për darka romantike, duket se çifti i famshëm janë të pandarë nga njëri-tjetri. Pak javë pas dasmës së tyre, Rezarta dhe bashkëshorti i saj udhëtuan drejt Greqisë ku po shijojnë pushimet e tyre.

E teksa ndodhet në pushime, ajo nuk ngurron të na tregojë disa momente nga koha e bukur që po kalon atje. Mirëpo, një foto e postuar së fundmi me Ermalin duket se ka nxitur spekulime se ajo është shtatzënë për herë të dytë. Ermali shfaqet në foto me duart tek barku i Rezartës dhe ndjekësit kanë nisur të aludojnë për një shtatzëni të dytë të këngëtares.

Dielli me rrezen e tij.

Nga ana e Rezartës nuk ka ende ndonjë deklaratë për ta pohuar ose mohuar këtë dyshim të ndjekësve, megjithatë do të ishte një lajm shumë i bukur nëse ajo do të jetë në pritje të ëmbël.

Marrëdhënia e Rezarta Shkurtës me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalin ka qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe ka shumë kuriozitet nga ana e publikut. Këngëtarja publikon shpesh foto me partnerin e saj dhe nuk lë rast pa shprehur dashurinë për të.