Celebrities Gossip Showbiz

Rezarta Shkurta publikon video-n romantike me puthje dhe skena të nxehta me Ermalin me rastin e 35-vjetorit!

Marrëdhënia e Rezarta Shkurtës me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalin ka qënë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe ka shumë kuriozitet nga ana e publikut. Që në momentin kur është ribashkuar me partnerin e saj Ermal Hoxhën, këngëtarja nuk ndalet se publikuari momente romantike me të.

Në përvjetorin e saj të 35-të, ajo duket se ka kaluar një mbrëmje speciale me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën. Bukuroshja është siguruar të ndajë me ne një video shumë romantike mes tyre teksa puthen dhe përqafohen me njëri- tjetrin.

35 më gjeti me zemrën plot 

Ne i urojmë Rezartës gëzuar ditëlindjen!

Modelja, këngëtarja dhe stilistja e famshme Rezarta Shkurta prej 5 vitesh nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor duke i munguar kështu publikut. “Gjysma ime” është kënga më e fundit nga bukuroshja, e cila për hir të së vërtetës është shumë e ndjerë. Atë këngë, Rezarta ja dedikoi bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, i cili asokohe ishte i burgosur dhe dyshja po jetonin marrëdhënien e tyre në distancë.

E duket se pas plot 5 vitesh, Rezarta e cila ka qenë e angazhuar me bizneset e saj private ka vendosur të rikthehet për të fundit herë në muzikë. Së fundmi me anë të një Instastory, ajo paralajmëroi se do të tërhiqet nga muzika, por para se ta bëjë këtë do të publikojë dhe një surprizë të fundit.