Sport

Rezultoi pozitiv me Covid-19, Cristiano Ronaldo thyen protokollin

Cristiano Ronaldo ka shkelur protokollin e sigurisë. Kështu deklaroi ministri Italian i Sporteve Vincenzo Spadafora. Kjo për shkak se ka udhëtuar për në Portugali dhe më pas është kthyer sërish në Itali, pa pasur lejen e autoriteteve shëndetësore, ndërkohë që rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ndërkaq ai tha se: “Mendoj se do të vijojnë bosh të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm. Klubet kanë kërkuar një hapje në masën 25%, por momentalisht do të duhet të presim ecurinë deri në mesin e muajit nëntor dhe më pas të marrim në konsideratë kërkesën e tyre.”-ka thënë Spadafora.