Bota Botë e Çuditshme

Rezulton pozitiv me COVID-19 qeni i parë në Britani!

Një qen ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar. Agjencia e Sigurisë së Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se rastet me COVID tek kafshët shtëpiake janë të rralla. Ata thonë se ende nuk ka prova të mjaftueshme që qentë, macet apo kafshët e tjera shtëpiake të mund të transmetojnë virusin tek njerëzit.

Mendohet se qeni e ka marrë virusin nga pronarët e tij dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi nën kujdesin e mjekëve. Pronarët dhe njerëzit që punojnë me kafshët duhet të lajnë duart shpesh për një higjienë të mirë. Gëzofi i kafshëve mund të shërbejë si mbartës i virusit për një kohë të shkurtër.

Mos ndani ushqimet, pjatat apo sende të tjera të kujdesit personal me kafshët tuaja. Është shumë e rrallë që qentë të infektohen, por edhe në rastet që ndodh, ata zakonisht tregojnë vetëm shenja të lehta klinike dhe shërohen brenda pak ditësh.

Një veterinar tha për BBC se:

Nuk ka asnjë provë të qartë që tregon se kafshët shtëpiake transmetojnë drejtpërdrejt virusin te njerëzit. Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë këtë situatë nga afër dhe do të përditësojmë udhëzimet tona për pronarët e kafshëve shtëpiake nëse situata ndryshon.

Disa koronaviruse që infektojnë kafshët mund të përhapen te njerëzit dhe më pas të përhapen midis njerëzve, por kjo është gjithashtu shumë e rrallë. Ka pasur raporte për kafshë të tjera të infektuara me Sars-CoV-2. Disa raste të COVID në mace dhe qen janë regjistruar gjithashtu në mbarë botën. Rikujtojmë, se katër luanë rezultuan pozitivë në kopshtin zoologjik të Barcelonës.

Dhe nëse jeni duke u izoluar për shkak të COVID-it, mos e puthni ose përqafoni kafshën tuaj shtëpiake ose mos e lini të flejë në shtratin tuaj. Mendoni të organizoni që dikush tjetër që nuk është i izoluar të kujdeset për ata. Nëse nuk ke njeri që të ndihmojë, por keni nevojë për ndihmë, duhet të kontaktoni veterinerin tuaj. COVID-19 përhapet nga personi në person edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Sipërfaqet dhe sendet mund të kontaminohen gjithashtu kur njerëzit me infeksion kolliten, teshtijnë ose i prekin ato.