Showbiz

Ribashkimi i Pussycat Dolls, vajzat vijnë me një projekt të ri muzikor

Kanë kaluar disa javë që kur pjesëtaret e grupit të famshëm Pussycat Dolls konfirmuan ribashkimin e tyre.

Së fundmi ato janë bërë pjesë e numrit të ri të një reviste ku kanë rrëfyer se më në fund e kanë pranuar Nicole Scherzinger si lideren e tyre duke lënë pas krahëve konfliktet e së kaluarës.

Ato gjithashtu shtuan se kanë publikuar edhe projektin e parë muzikor pas 10 vitesh i titulluar “React”. Së shpejti Pussycat Dolls do të mbajnë edhe 10 koncerte në Britaninë e Madhe.