Showbiz

Ribashkohen “ABBA”, artistët legjendarë po përgatisin projektin gjigant për 50 vjetorin e grupit

Ish-pjesëtarët e grupit të famshëm “ABBA”, Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad janë ribashkuar për një projekt gjigant.

Ata janë bërë bashkë pas shumë dekadash për të filmuar një turne botëror me hologramë për 50 vjetorin e krijimit të “ABBA” që do të shënohet në vitin 2022.

Mësohet se ky projekt do t’i sigurojë secilit prej tyre 3 milionë paund. Yjet e viteve ’70-të kanë bërë një mbledhje sekrete në Londër për të folur mbi këtë ribashkim.

Krahas performancave me hologramë që priten me padurim nga publiku, yjet suedezë të muzikës do të lançojnë edhe 5 projekte të reja muzikore për herë të parë në gati 4 dekadash.