Celebrities

Rich Paul nuk paska kaluar një fëmijëri aspak të lehtë!

Ndërkohë që ende ka shumë mister rreth marrëdhënies së Adele me të dashurin e saj të ri Rich Paul, fansat kanë mësuar për një tragjedi që agjenti sportiv pësoi me vdekjen e shokut të tij më të mirë të fëmijërisë.

Sipas një raporti në ‘The Sun’ Paul pësoi trauma, pas vrasjes së pakuptimtë të shokut Kenneth Johnson, që ka qenë një forcë lëvizëse në karrierën e tij gjatë dy dekadave të fundit. Superylli i basketbollit ka deklaruar se ai mendon se sfidat në fillim të jetës së tij e ndihmuan të ndizte dëshirën e tij për t’u bërë një milioner në botën e sportit.

Humbja e Johnson në moshën 21 vjeçare, të cilën ai e përshkruan si një fëmijë i pabesueshëm, i vrarë pa asnjë arsye ende e përndjek Paul-in. Duke e bërë ndikimin e kësaj situate edhe më të keqe, e dashura e Johnson, Starr Hudson, gjithashtu u vra gjatë të njëjtit incident. Ajo u qëllua në distancë kur ajo u hodh mbi të për të mbuluar trupin e tij. Paul gjatë një interviste është shprehur:

E dashura e tij e donte aq shumë, e dini se çfarë bëri ajo? Kur djali ishte duke qëndruar mbi të, duke e qëlluar kështu, ajo i doli sipër. Djali i vrau të dy. Ata i varrosën së bashku. Ky është lloji i asaj që kam kaluar. 

Çifti, të cilët kanë qenë ‘të pandarë’ që nga vera, thuhet se kanë bërë një hap të madh në marrëdhënie duke takuar edhe fëmijët e njëri-tjetrit. Ylli i popit thuhet se e ka prezantuar tashmë burrin e saj të ri edhe me djalin e saj tetëvjeçar, Angelo ndërkohë që këngëtarja e hitit ‘Skyfall’ gjithashtu ka kaluar kohë me tre fëmijët e Paul-it.

Adele është shumë e dashuruar me Rich dhe lidhja e tyre është bërë më serioze në muajt e fundit.