Showbiz

Richard Gere bëhet baba në moshën 70-vjeçare

Pak muaj pasi të mbushë 70-vjeç, aktori i famshëm hollivudian Richard Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

36-vjeçarja solli në jetë djalin e tyre, emri i të cilit ende nuk është bërë publik ndërkohë që nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.

Lajmi se Gere është bërë baba në moshën 70-vjeçare ka bërë xhiron e botës por aktori ende nuk ka dhënë një deklaratë për të na zbuluar diçka më shumë rreth këtij bekimi.

Ai ka edhe një djalë tjetër 19-vjeçar nga martesa e tij e mëparëshme me aktoren Carey Lowell.