Celebrities Fashion

Rihanna dhe vajza e Madonna-s kanë gati dhuratën për të gjithë fansat e tyre, duke qenë se po afron Shën Valentini!

Rihanna po vazhdon që  t’i mahnisë të gjithë fansat e saj. Këtë herë kjo ka ardhur si shkak i prezantimit të koleksionit të saj më të fundit të të brendshmeve. Këngëtarja 33-vjeçare e hitit “Rude Boy” postoi një foto të premten, duke treguar figurën e saj mjaft unike me një fustan diamanti plot me zinxhirë.

Vendasja e Barbadosit kishte një grim të thjeshtë. Postimi i fundit vjen pasi marka e saj e të brendshmeve, “Savage X Fenty”, zbuloi një fytyrë të re për markën, vajzën e Madonna-s, Lourdes Leon. Lourdes dhe Rihanna treguan koleksionin më të ri të të brendshmeve të këngëtares në një divan.

Biznesmenia e kompanisë “Fenty” dukej e mahnitshme me një komplet të brendshmesh dy-pjesëshe ngjyrë rozë dhe të verdhë, ndërsa 25-vjeçarja pozoi me të brendshme të kuqe dantelle me një mantel rrjetë sipër. Koleksioni i “Savage X Fenty’s Love On the Edge” përfshin një mori të brendshmesh duke qenë se edhe po afron dita e Shën Valentinit.

Leon nuk është e panjohur pasi ka punuar me “Savage X Fenty”. Ajo u shfaq si modele për herë të dytë gjatë sfilatës së markës në shtator së bashku me Irina Shayk dhe Gigi Hadid. Rihanna tregoi shumëllojshmërinë e koleksionit të Ditës së Shën Valentinit duke shfaqur edhe format e saj të tonifikuara për t’u patur zili në një pjesë të sipërme rozë të zbehtë bust dhe funde të ngjashme të zbukuruara me lule portokalli.