Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna dhuron 15 milionë dollarë për një kauzë shumë të rëndësishme!

Fondacioni i këngëtares së njohur Rihanna ka dhuruar 15 milionë dollarë për çështjet e ndryshimeve të klimës. Përmes fondacionit të saj “Clara Lionel Foundation”, 33-vjeçarja ka ndarë paratë mes 18 organizatave që punojnë për çështjet e ndryshimeve klimatike, përfshirë këtu “Climate Justice Alliance” dhe “Movement for Black Lives”.

Justine Lucas, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Clara Lionel tha në një deklaratë për mediet se:

Fatkeqësitë klimatike, të cilat po rriten në frekuencë dhe intensitet, nuk prekin të gjitha komunitetet në mënyrë të barabartë, pasi komunitetet me ngjyrë dhe kombet ishullore përballen me peshën kryesore të ndryshimit të klimës. Në këtë frymë, ne jemi krenarë që po i dhurojmë 15 milionë dollarë për 18 organizata që punojnë për çështjet klimatike në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Karaibet, në partneritet me lëvizjen #StartSmall, nisma filantropike e Jack Dorsey. Këto grante mbështesin entitete të përqëndruara dhe të udhëhequra nga gratë, të rinjtë, afrikano-amerikanët, indigjenët, njerëzit me ngjyrë dhe komunitetet LGBTQIA+. Ftojmë të tjerët të bashkohen me ne në ngritjen, financimin dhe mbështetjen e këtyre grupeve dhe të tjerëve që janë në vijën e parë të lëvizjes për drejtësi klimatike.

Rikujtojmë se Rihanna e krijoi fondacionin e saj në vitin 2012. Vitin e kaluar ajo u emërua heroinë kombëtare e Barbadosit, me rastin e bërjes së shtetit Republikë. Artistja me famë botërore, e cila njihet edhe si biznesmene e suksesshme, më herët është shpallur ambasadore nga Barbadosi, në vitin 2018.

Përtej kësaj, ajo që u komentua më shumë gjatë kësaj ceremonie ishte jo veshja e Rihanna-s por barku i saj të cilët fansat kanë shprehur se ajo mund të jetë shtatzënë. Barku në fakt dukej disi i rrumbullakosur dhe shpesh diva e muzikës pop shihej teksa i mbante duart përpara duke shtuar pretendimet se ndoshta një fëmijë po vjen.