Celebrities Music Showbiz

Rihanna i rikthehet muzikës?! Ja çfarë i ka emocionuar fansat!

Më në fund Rihanna po i rikthehet muzikës dhe pritet që të vijë bujshëm me një bashkëpunim me të dashurin e saj, reperin ASAP Rocky. 33-vjeçarja dhe reperi, janë fotografuar nga paparacët duke xhiruar së bashku në New York dhe sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një videoklip muzikor.

Deri më tani nuk ka ende asnjë detaj më shumë, por të gjithë fansat e tyre po presin me padurim këtë rikthim të këngëtares. Për ditën e tyre të xhirimeve, Rihanna u shfaq e veshur me një pallto të gjatë dhe pantallona të gjera kafe, ndërsa Rocky kishte veshur një xhaketë të kombinuar me xhinse të zeza dhe të shoqëruara me një kapele bardh e zi.

Në nëntor të vitit të kaluar mediat e huaja zbuluan se Rihanna dhe A$AP Rocky kanë nisur një romancë pas shumë vitesh miqësie. Ata u fotografuan disa herë bashkë, por asnjëri nga artistët nuk e kishte pranuar lidhjen publikisht. Pak muaj më parë, A$AP Rocky konfirmoi se ai dhe Rihanna janë në një lidhje dashurie, duke folur për herë të parë për romancën e tyre në një intervistë për revistën “GQ”. Reperi e ka cilësuar Rihanna-n si dashurinë e tij të jetës duke shtuar se ndihet shumë mirë me të. Madje ai ka folur dhe për planet e tij për të krijuar një familje duke u shprehur se ka shumë dëshirë të bëhet baba.

Rikujtojmë se, pak ditë më parë në një video që po qarkullon në internet e cila është bërë menjëherë virale, këngëtarja e famshme dhe i dashuri i saj u panë duke u përpjekur të futeshin në një lokal në New York, ku roja i sigurisë, e ndaloi çiftin të hynte për shkak se nuk kishin mjet identifikimi me vete.