Lancio Music

Rihanna i rikthehet muzikës?!

Diva e muzikës pop, Rihanna prej kohësh është shkëputur nga muzika për t’u marrë me bizneset e saj. Që prej vitit 2016, nuk kemi dëgjuar më asnjë projekt të sajin muzikor por pritja do të marrë fund! Këngëtarja po sjell jo vetëm një këngë, por një album. Albumi i ardhshëm do të titullohet “R9” dhe ende nuk kemi një datë ekzakte për publikimin e tij.

Megjithatë, RiRi i ka premtuar fansave më herët se do t’ia vlejë pritja e gjatë. Në një intervistë për “Acces Online” ajo ka rrëfyer:

Mezi po pres që të publikoj diçka për të cilën jam vërtet krenare dhe e lumtur. Me siguri që do të jetë shumë më shpejt nga sa mendojnë fansat e mi, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse kam mjaftueshëm stres dhe pyetje për ‘R9’.

E mbaj mend mirë ditën kur nisa punën për albumin ‘Anti’. Ishte dita ime e parë në studio, pra ishte ende herët. Një paparac më kapi duke hyrë në studio dhe pas kësaj, fansat e mi prisnin me padurim publikimin. Në të kaluarën, unë e kam bërë një album për tre muaj, por tani nuk e kam luksin të bëj një gjë të tillë sepse kam edhe ‘fëmijë’ të tjerë.

Rikujtojmë, se albumi i 32-vjeçares pritej të publikohej këtë vit, por pandemia COVID-19 prishi shumë plane, mes tyre edhe të Rihanna-s. Këngëtarja ka bërë me dije se karantina ka qenë një inspirim i madh për të, dhe e ka motivuar që ta sjelli muzikën e saj në një tjetër nivel.