Celebrities Gossip Showbiz

Rihanna shkëlqen në kopertinën e Vogue!

Rihanna di si të shkëlqejë dhe të bëjë dallimin me pamjen e saj dhe nuk zhgënjeu as këtë herë. Rihanna shtatzënë ishte e mrekullueshme teksa u shfaq në kopertinën e Vogue.

Biznesmenja e “Fenty” postoi në Instagram për t’i dhënë fansave një vështrim në look-un e saj në kopertinë. Miliarderja dhe këngëtarja kishte veshur një trupore të kuqe Alaïa, doreza dhe këpucë. Ajo e kompletoi look-un e saj me vathët Chopard.

Miqtë dhe fansat nuk mund ta kuptonin se si ajo mrekullon me çdo pamje të shtatzënisë dhe shkuan në seksionin e komenteve për ta komplimentuar. Rihanna ka impresionuar me pamjet e saj ikonike të lehonisë, të cilat përfshijnë shumë dantella, rrjetë dhe shfaqje të barkut. Duke folur për Vogue, ajo tha:

Unë shpresoj se ne kemi qenë në gjendje të ripërcaktojmë atë që konsiderohet e mire për gratë shtatzëna. Trupi im po bën gjëra të jashtëzakonshme tani dhe nuk do të turpërohem për këtë. Kjo kohë duhet të jetë festive. Pse duhet ta fshehni shtatzëninë tuaj?

Rihanna dhe i dashuri i saj A$AP Rocky njoftuan lajmin e shtatzënisë me një fotosesion në Harlem në janar të këtij viti. Këngëtarja filloi të takohej me reperin A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, në vitin 2020, por të dy e njohin njëri-tjetrin prej vitesh.