Botë e Çuditshme

Rihapet ferma e parë nënujore në botë…

“Nemo’s Garden” është ferma e parë nënujore në botë, e cila sapo ka filluar prodhimin e frutave dhe perimeve pas një pushimi të gjatë. Struktura unike me 6 sera nënujore u krijua në brigjet e Nolit në Itali nga ‘Ocean Reef Group’ në vitin 2012. Projekti filloi të sillte rezultate hap pas hapi dhe u rritën bimë të ndryshme si borzilok, lloje të ndryshme sallate, domate, kunguj, fasule, bizele jeshile, aloe vera, kërpudha dhe luleshtrydhe.

Gianni Fontanesi, koordinator i projektit “Nemo’s Garden” u shpreh se çdo vit po përpiqen të krijojnë mundësi për hapësira të reja ku të përfshihet kultivimi i peshkut, kultivimi i algave të detit, ose laboratorë kërkimi shkencor apo stacione nënujore për monitorimin e jetës së egër.

Në tetor të vitit 2019, projekti pësoi dëme serioze nga stuhia andaj puna kishte ndaluar madje rrezikohej edhe mbyllja e plotë e fermës nënujore.

Ekipi punoi për t’i dhënë jetë të re 6 serave nën ujë deri kur për shkak të kufizimeve të pandemisë, atyre iu desh ta linin habitatin të pambrojtur për muaj të tërë, ndërsa tani ferma i është rikthyer prodhimit të bimëve të ndryshme.