Aktualitet

Rihapja e dosjes Gërdeci, Mediu: Shqiptarët e dinë që unë jam i pafajshëm!

Vjen reagimi i Fatmit Mediut pas kërkesës së SPAK-ut për rihapjen e gjyqit ndaj Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit. Mediu theksoi se lajmin e mësoi nga mediat. Sipas tij sjellja e SPAK-ut ka shumë pikëpyetje se kanë tejkaluar afatet por do të marrë veprime pasi të shohë se si do të sillet Prokuroria e Posaçme. Në një intervistë për emisionin  “Breaking” Mediu u shpreh:

Ju thashë që në këtë vend nuk ka shtet, ka një njeri që dikton çdo gjë dhe çdo gjë është politike. Nuk kam një qëndrim derisa të njihem me faktin. Për sa kohë janë tejkaluar afatet, kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje, por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK. Unë nuk do të shoh se ç’bën SPAK, patjetër që do të marr veprime

Mediu shtoi se kjo rihapja e hetimeve nuk ka të bëjë aspak me mandatin, ndërsa shtoi se kjo çështje “po bëhet nga politika sepse në Shqipëri nuk ka më as institucione dhe Kushtetutë”.

Unë po ju them që vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë nuk i kam marrë unë. Ata që dinë të lexojnë, dinë dhe të kuptojnë, ata duan të bëjnë politikë, le të bëjnë politikë, tha Mediu.