Music Showbiz

Rikthehen “2Farm”! Grupi hit i TAR Records!

Një prej bandave muzikore më të dëgjuara e me shumë emër para 20 vitesh do të bëjë një rikthim shumë të bukur. Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo si dhe disa artistë të tjerë.

Kryesisht “2Farm” këndonte muzikë pop dhe hip-hop, e ka qenë një prej bandave muzikore më të preferuara në fund të viteve ’90 dhe fillim të ’00, si dhe kanë qenë grupi hit i TAR Records.
Në shumë intervista në të cilat Kastro është prezent, do të përmendet grupi në të cilën ai ishte pjesëtarë, madje në 2019 ai paralajmëroi për një rikthim por një datë fikse nuk e dha kurrë, por gjithmonë shprehte se mbante marrëdhënie të mira me anëtarët e tjerë të grupit.

Rreth një javë më parë, Kastro Zizo i ka gëzuar të gjithë fansat me anë të publikimit të një video-je me të cilën konfirmon një këngë dhe album të ri nga ata. Projekte muzikore të cilat mund të rezistojnë për vite me rradhë.

Vijmë me album të ri që të rezistojë dhe 20 vjet të tjera!

Kënga e parë që do të publikojnë titullohet “Heroi”.

Ai gjithashtu ka postuar disa orë më parë një InstaStory në të cilën shkruan se çdo gjë do të fillojë aty ku është lënë, së bashku me miqtë e tij dhe në bashkëpunim me Bojken Lakon e Andi Lazaj.

Kthehemi pak pas në kohë, të rikujtojmë se i vetmi festival muzikorë në të cilin ata kanë marrë pjesë është “Top Fest 1”, në vitin 2004 së bashku me Elinara Shehun.

Disa prej këngëve më të njohura të kësaj bande muzikore janë, “Tradhëtia”, “Shpirt pa jetë”, “Ushtari dhe Bajoneta”, “Dedikim”.

“Tradhëtia”

“Shpirt pa jetë”

“Ushtari dhe Bajoneta”

“Dedikim”

 

Vlen për t’u kujtuar se Kastro Zizo nuk ka qenë shumë aktiv në muzikë, kjo për shkak të dedikimit të tij në televizion, por do të ndryshojë shumë shpejt dhe pse jo me një koncert të madh të grupit në Tiranë, ashtu siç Kastro ka paralajmëruar tre vjet më parë.