Bota

Rikthehen karnavalet në Brazil, Rio de Janeiro shkelqen nga paradat karakteristike!

Karnivalet e Rio de Janeiro u rikthyen me shkëlqim ngjyrash e xhevahirësh mbrëmë në paradën e parë të sambas pas pezullimit dy-vjeçar në Brazil.

Celebrimet nisën mbrëmjen e të premtes me kërcimtaret ekstravagante të shkollave më të mira të sambas në natën e hapjes të festivalit dy-ditor.

Pas dy vitesh maskash, distancimesh e vaksinash të përçmuara vallëzimet e orkestrat rimorën kontrollin e stadiumit të paradave ‘Sambadrome’ në Rio de Janeiro .

Arena është kthyer në simbolin e festimeve të karnivalit prej viteve 1980-të teksa gjatë kohës së izolimit ishte kthyer në qendrës strehimi për të pastrehët.

“Jam shumë e lumtur, shumë njerëz do të qajnë …përfshi edhe unë”, tha Ana Vieira,mësuese gjeografie 48-vjeçare që merr pjesë prej 20 vjetësh në karnival, e veshur me një kostum gjigant të shkëlqyer, duke përfaqësuar shkollën e sambas Imperatriz.

Ajo tha më tej për rrjetin AFP: “Karnivalet janë jeta jonë. Mund të shikosh lumturinë në fytyrat e njerëzve pas dy vjet izolimi”.

Festa u njollos nga vdekja tragjike e një vajze 11 vjeçare që u godit nga një prej makinave të paradës në provat e të mërkurës.

Kryebashkiaku Rio Eduardo Paes komantoi: “Vdekja e Raquel-ës së vogël na lë të gjithëve me një ndjenjë trishtimi. Ne po monitorojmë hetimet e policisë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe të japim mbështetje për familjarët”.

Ketula Melo, 38 vjeçare, kërcimtare e shkollës Imperatriz Leopoldinense ishte veshur si shenjtorja afro-braziliane Iemanja tha se ishte e lumtur të rikthehej në Sambadrome.

Ajo tha: “Këto dy vite kanë qenë të tmerrshëm. Tani mund të gëzohemi përsëri”.

Pas tre muaj përgatitjesh për kërcimtarët dhe daullexhinjtë e orkestrave përçuan mbrëmë ritmin dhe lirikat e këngëve të tyre.

Një karrige në Sambadrome kushtonte rreth $50, ndërsa çmimet janë disi më të larta për turistët.