Bota

Rikthehen lëkundjet në Greqi, tërmeti i radhës godet Kretën!

Një tërmet i fortë, 5.2 ballë i shkallës Rihter, është regjistruar në Kretë pasditen e së dielës. Sipas Institutit Gjeodinamik të vendit, tërmeti ndodhi 46 km në jug të Kassos, ndërsa thellësia fokale ishte 8.9 km.

Sipas faqes së internetit Volcano Discovery, tërmeti është lokalizuar në një thellësi të cekët prej 10 km.

Ende nuk ka informacion për viktima apo dëme materiale!