Aktualitet

Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri, 3 VIKTIMA!

Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri.

Sipas gazetares së Top Channel Juli Ristani, deri më tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar.

Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat, ku konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur se situata është nën kontroll.

Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit, temperaturë, gjendje parehati e përgjithshme, etj.