Showbiz

Rikthehet Arilena Ara! Çfarë po përgatit këngëtarja për fansat e saj?!

Bëhuni gati! Arilena Ara po vjen me projekte të reja muzikore. Këngëtarja e hitit “Nëntori” gjatë muajve të pandemisë ka qenë pasive përsa i përket këngëve të reja por mesa duket është rikthyer përsëri.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto në Instagram, nga një studio muzikore, ku me siguri po përgatitet të sjellë muzikë të mirë, siç vetëm ajo di. Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë nga bukuroshja 22 vjeçare e cila mesa duket ka zgjedhur t’i lë në pritje fansat.

Rikujtojmë se kënga e saj më e fundit “Fall From The Sky” do të përfaqësonte Shqipërinë në “Eurovision”.