Celebrities Music Showbiz

Rikthehet diva, Adele publikon datat e reja të koncerteve që do të mbajë në Las Vegas!

Pasi shtyu koncertet e saj në fillim të këtij viti për shkak se ekipi i saj u infektua me COVID-19, Adele ka njoftuar se koncertet e saj do të realizohen nga 18 nëntori deri më 23 mars. Adele ka konfirmuar se do të performojë shfaqjet e saj në The Colosseum në Sizer Palas ku përveç 24 datave të riplanifikuara, janë shtuar edhe 8 shfaqje të tjera.

Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa e gëzuar jam që më në fund mund t’i shpallë këto shfaqje të riplanifikuara. Unë me të vërtetë u lëndova që më duhej t’i anuloja ato. Por dua vërtet të jap shfaqjen dhe duke e ditur se mund të ndodhë, jam më e emocionuar se kurrë.

Teksa kërkoi falje për shtyrjen e koncerteve, 34-vjeçarja mbrojti të drejtën e saj duke shprehur se:

E di që për disa prej jush ishte një vendim i tmerrshëm nga ana ime dhe më vjen keq për këtë, por ju premtoj se ishte i duhuri.

Ndërkaq, Adele mahniti një turmë prej 65 mijë njerëzish në një nga koncertet e saj në BST Hyde Park disa ditë më parë. Dhe pasi u kthye në SHBA, super ylli i muzikës shkoi për darkë me të dashurin e saj Rich Paul në Beverly Hills dhe ajo që habiti ishte se këngëtarja dukej me buzë të cilat ishin më të fryra se zakonisht.

Rikujtojmë se 34-vjeçarja ka komentuar së fundmi gjithashtu edhe rënien e saj drastike nga pesha, e nuk ka ngurruar të tregojë edhe ndikimin që pati kjo në shëndetin e saj mendor. Artistja tha në emisionin “Desert Island Discs” në Radio 4, se e kuptonte interesimin e madh të shtypit për humbjen e peshës së saj, pasi nuk e ndau publikisht udhëtimin e saj të rënies nga pesha si gjithë të tjerët.