Showbiz

Rikthehet Elvana Gjata si aktore! E gjitha meritë e Ermalit!

Një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar është Elvana Gjata e cila para disa vitesh sprovoi veten në fushën e aktrimit, madje luajti rolin kryesor në filmin “Dy gisht mjaltë”.

Teksa ajo iu rikthye muzikës dhe po përqëndrohej në të, të gjithë menduam se nuk do të merrte më pjesë në projekte kinematografie, por në një intervistë të dhënë së fundmi, Ermal Mamaqi zbuloi se këngëtarj do të rikthehej sërish pranë ekranit si aktore, pasi po mendonte për “Dy gisht mjaltë 2”. Kjo pas serialit me të cilin po punon prej kohësh “HOT”.

Ai ka treguar se janë tre projekte të cilat do të fillojnë nga puna shumë shpejt, ku një prej tyre është se4zoni i dytë i “Dy gisht mjaltë” e sigurisht që me rikthimin e Elvanës, por do të mungojë një prej kastit të aktorëve.
Bëhet fjalë për Koço Devolen, i cili ishte babai i Elvanës në film dhe do i duhet të ndryshojnë skenarin, por në një formë apo tjetër ai do të jetë i pranishëm.

Mamaqi zbuloi se ka dhe dy filma të tjerë që po pret të publikojë, por po pret momentin e duhur që kinematë të hapen me kapacitet të plotë. Pra, sa të lehtësohen masat kundër pandemisë.