Bota

Rikthehet karantina totale në Malajzi!

Gati një pjesë e mirë e shteteve në botë po lehtësojnë masat e vendosura për parandalimin e COVID por e kundërta po ndodh në Malajzi.

Kryeministri i vendi, Tan Sri Muhyiddin Yassin, në një deklaratë për mediat ka njoftuar së fundmi se vendi do të futet në karantinë të plotë nga data 12 maj deri më 7 qershor. Ky vendim drastik ka ardhur pas rritjes së numrit të rasteve së personave të infektuar nga COVID

Kufizimi i lëvizjeve do të zgjasë gati katër javë dhe të gjitha institucionet arsimore do të mbyllen dhe nxënësit do vazhdojnë mësimin online, përveç stundetëve të cilët janë në prag provimesh. Gjithashtu dhe të gjitha vizitat shoqërore, aktivitetet sporve, udhëtimet ndër-rajonale dhe ndër-shetërore janë të ndaluara.

Kryeministri i vendi, Tan Sri Muhyiddin Yassin ndër të tjera tha:

Bazuar në rritjen e numrit të rasteve me Covid, qeveria ka vendosur që të marrë masa më drastike dhe të rrepta për të parandaluar përphapjen e pandemisë. Zinxhiri i infeksionit të Covid mund të prishet vetëm duke inkurajuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë kujdes

Rastet e reja me koronavirus në Malajzi kanë pësuar rritje të ndjeshme nga rreth 1 mijë raste në 7 prill, në 3,900 raste ditën e djeshme.