Sport

Rikthehet Kategoria e Parë, sot luhen 7 ndeshje!

Kategoria e Parë rikthehet për të zhvilluar pjesën tjetër të sezonit. Java e 13-të pritet të dhurojë sfida interesante, aty ku skuadrat e kreut kërkojnë të vazhdojnë formën e mirë apo edhe ato të mbijetesës që kërkojnë të bëjnë kthesën pa kompromentuar sezonin. Dinamo pret Luzin, skuadër që renditet në vendin e shtatë dhe këtë sezon po ecën mjaft mirë.

Flamurtari ka një transfertë të vështirë ndaj Apolonisë, ndërsa Korabi do të luajë me Besëlidhjen që po kalon një moment jo të mirë, pasi ekipi lezhjan ndodhet në vendin e fundit në kuotën e 10 pikëve. Për t’u përmendur është takimi mes Skënderbeut dhe Lushnjes.

Korçarët vazhdojnë me ambicien për t’u rikthyer në Superiore, ndërsa lushnjarët kërkojnë të shpëtojnë një sezon me probleme. Përballjet e tjera janë Tomori-Turbina, Burreli-Besa dhe Oriku-Tërbuni. Të gjitha sfidat luhen sot në orën 13:00.

KATEGORIA E PARE:

Java e 13-të:

Dinamo-Luzi        13:00

Skënderbeu-Lushnja    13:00

Burreli-Besa         13:00

Oriku-Tërbuni     13:00

Tomori-Turbina  13:00

Apolonia-Flamurtari    13:00

Besëlidhja-Korabi         13:00