Sport

Rikthehet Kategoria Superiore

Pas pauzës për shkak të ndeshjeve të Kombëtares rikthehet Kategoria Superiore me javën e tretë të saj ku nuk mungojnë përballjet shumë interesante.  Janë luajtur dy ndeshjet e para të Superiores që nisën prej orës 14:00.

Bylisi humbi në shtëpi ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-2, ndërsa Kastrioti u ndalua në një barazim 1-1 ndaj Apolonisë. Në javën e tretë të Kategorisë Superiore, vëmendja më e madhe do të jetë në Shkodër ku në “Loro Boriçi” do të luhet “klasikja” e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Paralelisht në Durrës përballen Teuta me Kukësin. Po sot, Partizani do të presë Laçin në “Elbasan Arena”. Ndeshjet e Kategorisë Superiore transmetohen nga DigitAlb.