Sport

Rikthehet Liga e Kombeve

Rikthehet Liga e Kombeve që sonte në 20:45 kulmon me duelin Portugali-Francë, në Stadiumin Da Luz të Lisbonës. Tashmë, ato do të mbyllin llogaritë e Grupit C, në Divizionin Elitar. Takimi më i fortë i mbrëmjes hap serinë e ndeshjeve të parafundit në fazën e grupeve, në edicionin e dytë të Ligës. Dueli tjetër i Grupit C, Suedi-Kroaci, gjithashtu ka rëndësi për të kuptuar se cila nga këto dy skuadra përfaqësuese do të ruajë vendin në Divizionin Elitar.

Por, interes në UEFA Nations League ngjall dhe Grupi i 4-rt, ku në orën 20:45 luhen ndeshjet Zvicër-Spanjë e Gjermani-Ukrainë. Me përjashtim të ekipit helvet që mbyll grupin me vetëm dy pikë, tre përfaqësueset e tjera ndahen nga një e vetme. Ndërkaq, gjithçka pritet të zgjidhet me përballjen Spanjë-Gjermani të datës 17 Nëntor.