Celebrities Gossip Showbiz

Rikthehet më fuqishëm se kurrë, jo vetëm në rrjete sociale ja ku tjetër do ta shohim Butën!

Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh numërojnë miliona klikime. Jetën private reperi është siguruar ta mbaj gjithmonë shumë private dhe nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për thashetheme apo skandale. Mirëpo, para pak muajsh i gjithë rrjeti u trazua pasi vëllai i tij vrau ish-mikun e ngushtë të artistit, 30- vjeçarin Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën Strella.

Pasi dyshja kishin një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin prej vitesh, kohëve të fundit kishin nisur mosmarrëveshjet ku dhe dyshohet se para disa kohësh reperit Buta i është djegur makina tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro. Kjo dhe arsye të tjera të cilat nuk bëhen të ditura e çuan vëllain e artistit, Qëndrimin të vriste 30-vjeçarin. Nga kjo ngjarje edhe ky i fundit mbeti i plagosur nga Policia e Ferizajit.

Pas kësaj ngjarje tragjike, Buta ishte shkëputur nga rrjetet sociale dhe daljet publike, megjithatë para disa ditësh ai u rikthye për të gjithë ndjekësit e tij dhe bëri postimin e parë në Instagram. Jo vetëm kaq, por artisti do të kthehet dhe me daljet e tij në koncerte pasi gjatë gjithë verës nuk ka qenë aktiv për ndjekësit e tij. Këtë e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Mesa duket çdo gjë është hedhur pas krahëve dhe Buta po rikthehet më fuqishëm se kurrë!

Lidhur me këtë ngjarje që qarkulloi kudo në media dhe portale reagoi vetë Buta. Artisti nuk zgjodhi të sqarojë më gjerësisht këtë situatë, por falenderoi të gjithë që i kishin shkruar mesazhe mbështetëse dhe bëri një thirrje për mediat.