Gossip Showbiz

Rikthehet “One Direction”?!

Liam Payne, ish anëtar i bandës ‘One Direction‘ ka zbuluar detaje rreth marrëdhënies me ish kolegët e tij dhe la të nënkuptuar se mund të ketë një ribashkim.
Gjatë një video live të bërë në llogarinë e tij në Instagram, ai u përgjigj shumë pyetjeve të fansave, ku tregoi se mban ende kontakt me djemtë e tjerë të grupit.

Kujtojmë se grupi u formua në vitin 2010, në “X-Factor”, ku përveç Liam, në bandë bënin pjesë Niall Horan, Louis Tomlinson, Harry Styles dhe Zayn Malik. Ku ky i fundit zgjodhi të largohej nga banda në vitin 2015 për të nisur një karrierë solo.
“One direction” para ikjes së Malik kishin publikuar katër albume dhe më pas, katër anëtarët e mbetur, në vitin 2016 njoftuan ndarjen e tyre.

Në Instagram-in e tij, Payne u shpreh se ka një mundësi ribashkimi të grupit më të suksesshëm në botë.

Do të doja që ne të hynim në një studio për një moment. Mendoj se do të ishte gjëja më e mirë.

Na mbetet vetëm të presim se çfarë do të ndodhi me katër djemtë si dhe shpresojmë që ribashkimit t’i shtohet  Zayn Malik!

Deri sa të vijë ajo ditë, le të shijojmë projektin e tyre të fundit së bashku!