Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj ka një dëshirë shumë të veçantë që lidhet me Prishtinën!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List’.

Përpos muzikës, artistja shpesh përflitet dhe për postimet e saj në rrjete sociale, ashtu si ka qenë edhe më i fundit ku bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj një karusel me disa foto të sajat dhe krahas ka shprehur një dëshirë shumë të veçantë që lidhet me Prishtinën.

Nuk dua të largohem nga Prishtina më

Para vetëm dy javësh, Rina pubikoi projektin e saj më të fundit me titull ‘Fullerante’ dhe në kaq pak kohë ka arritur mbi 1 milion klikime në platformën YouTube.