Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj ndryshon ‘look’, ja si duket tani këngëtarja!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Vetëm pak më parë Rina ka postuar disa foto dhe video nga një sallon bukurie, duke na treguar se tashmë ka ndryshuar ‘look’. Kohëve të fundit e kemi parë këngëtaren me flokë të gjata, por tashmë do ta shohim me flokë të kuqe dhe të shkurtra. Në postim Rina duket e lumtur dhe mjaft e kënaqur me pamjen e saj të re.

Para më shumë se një muaji bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur jo vetëm të bëhet pjesë e ‘The Top List’, por dhe në kaq pak kohë të numërojë afro 4 milion klikime në platformën YouTube.