Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj sapo zbuloi projektin e rradhës dhe do të vijë më shpejt nga ç’mendonit!

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila së fundmi ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

Me anë të një postimi në Instagram, Rina ka zbuluar projektin e rradhës, i cili është pjesë e albumit “Balerina”, albumit që këngëtarja po lançon. “Addiction” titullohet kënga e cila do të lançohet sonte në orën 21:00.

Teksa kujtojmë se ditët e fundit, këngëtarja ka reaguar në rrjete sociale pas akuzave se “shndërrimi” i saj ka ardhur si pasojë e fillerave dhe botox-it, duke u shprehur se ‘sekreti’ i saj është dashuria që ka për veten dhe i sugjeron të gjithë ndjekësit e saj të duan veten.