Celebrities Gossip Showbiz

Rina befason me ‘look-un’ e saj më të ri!

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila së fundmi ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

Këngëtarja jo rrallëherë na surprizon duke u shfaqur në mënyra të ndryshme, por së fundmi na ka surprizuar me pamjen e saj. Pak më parë Rina publikoi një karusel fotografish ku shfaqet me flokë të gjatë në ngjyrë bjonde dhe me të vërtetë duket shumë bukur.

Më hidh tek ujqërit dhe do të rikthehem duke udhëhequr turmën

Pak orë më parë, këngëtarja e paralajmëroi këtë fotosesion me anë të një Instastory ku shfaqte vetëm gjysmën e fytyrës, teksa shkruante:

Nuk jeni gati për këtë

Epo, me të vërtetë Rina nuk ishim gati për këtë!

Rikujtojmë se, kënga më e fundit nga Rina është “Addiction” dhe ka vetëm 1 javë që është publikuar dhe ka mbi 1.5 milion klikime.