Celebrities Gossip Showbiz

Rina do ta publikojë këngën e saj të re, por me një kusht!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Së fundmi Rina na ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor, por ditën e sotme na ka treguar se ka një kusht për ndjekësit e saj në mënyrë që të publikoj këngën e saj të re. Bukuroshja ka shkruar në mënyrë që kënga të publikohet duhet që kanali i saj në Youtube të arrijë 5 mijë subscribers. Tashmë na mbetet vetëm të presim nëse ndjekësit e saj do të arrijnë ta plotësojnë këtë kusht.

Mirëpo, postimi më i fundit i bukuroshes duket si një ‘thumb’ për ish- të dashurin e saj, kjo pasi teksa ka ndarë një ‘meme’ në Instastory-n e saj ku shihet princesha krahas personazhit vizatimor, Shreku i cili është një përbindësh krahas ka shkruar: “Unë e dua Shrekun! Çfarë duhet të bëj?”

Mesa duket kohëve të fundit Rina është fiksuar me pozat nga krevati, ashtu siç kanë qenë edhe fotot e fundit të saj në rrjete sociale. Rina tashmë është kthyer përsëri tek flokët e saj të kuqe.