Celebrities Gossip Showbiz

Rina nuk po gjen karar me flokët, bën sërish ndryshimin drastik në ‘look’!

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila së fundmi ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

Këngëtarja jo rrallëherë na surprizon duke u shfaqur në mënyra të ndryshme, por së fundmi na ka surprizuar me pamjen e saj. Pak ditë më parë Rina publikoi një karusel fotografish ku shfaqej me flokë të gjatë në ngjyrë bjonde dhe me të vërtetë dukej shumë bukur.

Megjithatë, duket se kaq zgjati kënaqësia e flokëve bjonde pasi pak më parë Rina ka treguar me anë të një Instastory se ka prerë flokët e saj shumë shkurt dhe i ka lyer në ngjyrë rozë.

Rikujtojmë se, kënga më e fundit nga Rina është “Addiction” dhe ka vetëm 1 javë që është publikuar dhe ka mbi 1.8 milion klikime.