Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.
Mirëpo, si një çift i përfolur prej kohësh, ndjekësit e tyre duket se duan t’i shohin edhe si një familje, madje me një pjesëtar më shumë. Një fans i bukuroshes ka edituar një foto të Rinës, teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Ky editim i ka pëlqyer shumë këngëtares, e cila e ka ripostuar, duke e shoqëruar me disa emoji që qeshin dhe:
Lezetshëm
Së fundmi bukuroshja na ka surprizuar me lajmin se do të sjellë një album të plotë. Ajo gjithashtu na ka treguar dhe titullin e albumit dhe të këngëve që ai do të mbarttë. Teksa krahas tyre, Rina na ka zbuluar se data e publikimit të albumit për të ka një simbolikë shumë të veçantë. Albumi me 9 këngë u lançua me 9 nëntor. Të gjitha këto 9-ta përkojnë me vitin e saj të lindjes që është 1999.
Vetëm pak ditë më parë, Rina ka publikuar këngën e saj më të re “Aver”, por për gjithë dashamirësit e bukuroshes ajo ka treguar se nuk ka gjë që e ndal dhe jo më larg se para pak ditësh u publikua kënga më e re e albumit “Mia”.