Celebrities Gossip Showbiz

Rina sapo publikoi trailer-in e këngës që do të publikohet së shpejti!

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 4 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila prej mëse dy vitesh ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

E mund të themi me plot gojë se viti i kaluar ka qenë mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre.

E duket se edhe këtë vit të ri, këngëtarja e ka nisur me energji dhe projekte të reja. Para disa javësh, Rina lançoi projektin e saj ‘Sativa’ në platformën YouTube. E menjëherë pas saj, duket se bukuroshja nuk do të pauzojë për shumë gjatë. Vetëm pak ditë më parë, ajo shpërndau një sekuencë të shkurtër me tekst nga kënga që pritet të publikohet dhe duket të ketë lidhje me ndarjen dhe dhimbjen pas ndarjes.

Kënga quhet ‘Demon’, të cilën bukuroshja e ka paralajmëruar prej kohësh. Teksa ka ndarë me ndjekësit trailer-in e këngës, Rina ka zbuluar dhe datën e publikimit që është data 25 e këtij muaji.

E premte. ‘Demon’. Mezi po pres për këtë