Aktualitet

Rinas, digjet një “Benz”, shpëton shoferi!

Në rrugën e Rinasit, sot një makinë mori flakë në lëvizje e sipër duke u djegur plotësisht. Automjeti tip “Benz” u shkrumbua, por fatmirësisht drejtuesi shpëtoi pa lëndime. Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Në datë 07.05.2023, në rrugën e Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.M dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.