Aktualitet

Rinumërim votash për Këshillin Bashkiak në Mallakastër/ Partisë Socialiste i ikën një mandat, i kalon PDIU-së!

Rinumërimi i votave të një qendre votimi në Mallakastër nxori dritë një deformim rezultati.

Nga hapja e kutisë së kërkuar nga PDIU, rezultoi se 63 fletë votimi që kishin siglën e partisë së Shpëtim Idrizit ishin llogaritur në favor të Partisë Socialiste. Kështu, PS do të ketë një mandat më pak në Këshillin Bashkiak, mandat i cili i kalon Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

15 parti politike ishin në garë për 21 vende në Këshillin Bashkiak të Mallakstër, në zgjedhjet lokale të 14 majit.

10 prej tyre kanë arritur të sigurojnë të paktën një mandat. Pas Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe “Bashkë Fitojmë”, mandat kanë marrë dhe PDIU, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokracia Sociale.