Celebrities Film & Tv

Rishfaqet pas dy vitesh Jack Nicholson, aktori hollivudian ka ndryshuar!

Fans i zjarrtë i Lakers, rishfaqet në publik Jack Nicholson, pasi 84-vjeçari nuk mund të humbasë ndeshjen e skuadrës së zemrës me Golden State Warriors. Por, ajo që ra në sy ishte se aktori i famshëm hollivudian, i shoqëruar nga djali i tij, Ray 29-vjeç, u shfaq më i rënduar se zakonisht, edhe pse në formë.

Pas dy viteve lockdown, gjatë të cilave ylli i kinemasë amerikane shmangu daljet publike për shkak të pandemisë koronavirus, vendosi të shijojë një ndeshje basketbolli, siç bënë yje të tjerë si Adele me të fejuarin Rich Paul e Justin Bieber.

Në vitin 2010, Nicholson u shfaq për herë të fundit në ekranin e madh, në filmin e James L. Brooks, “How Do You Know”. Tre vjet më parë, i tha britanikes “The Sun” se “dëshiron të luajë në filma që prekin njerëzit e që bazohen në emocione”.

Gjatë karrierës, numëron 12 kandidatura Oscar, por çmimin e rëndësishëm e ka fituar tre herë me filmat: “One Flew Over the Cuckoo’s Nest (1976), “Terms of Endearment” (1984) e “As Good as It Gets” (1998).

Përfundimisht, Nicholson u tërhoq në vitin 2019, pasi fitoi edhe 6 Golden Globes, 3 Bafta, 1 David di Donatello e 1 Festival të Kanës.